×
  • Lajme
  • Lajme

    Driton Selmanaj kritikon Vjosa Osmanin: Mos i bëj adresime të pabaza komisionit

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 12:51

    Kryetari i komisionit për Legjislacion, Driton Selmanaj pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se ata nuk trajtojnë çështje që kanë përfunduar në gjykatë.


    Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani pati kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, i cili sipas fushëveprimtarisë së tij të ofroj një opinion ligjor në lidhje me mandatin e deputetit Arifi

    .“Në si Komision nuk trajtojmë çështjet e përfunduara gjyqësore. Ne si komision vendosëm të i japim një përgjigje kryetares ku i thamë që respekto ligjet dhe vepro në bazë të mandatin që keni. I bëjmë thirrje asaj që adresimet që i bëhen këtij komisioni të mos bëj kërkesa të pabazuara”, tha Selmanaj.

    Sipas tij kërkesa e dytë që u trajtua nga Komisioni ishte shqetësimi i z. Behgjet Pacolli për pengimin për ardhjen e tij në Kosovë.

    “Kërkesa e dytë për shqetësimin e zotit Pacolli i cili pretendonte se është penguar nga qeveria të ushtrojë mandatin e deputetit. Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të lejojnë dhe mundësojnë ushtrimin e mandatit të zotit Pacolli përfshirë është institucioneve shëndetësore”, shtoi ai.

    Selmanaj ka folur edhe për rastet kur ka votuar deputeti i dënuar me burg, Etem Arifi.“Se a kanë qenë të ligjshme vendimet e Arifit ne kemi një aktgjykim të zotit Pacolli kur u zgjodh president megjithatë ja njeh mandatin e presidentit, nuk ka dilema të diskutohet në vendimmarrje tjetër”, shtoi ai, raporton EO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!