×
  • Lajme
  • Lajme

    Duartrokitje falënderuese për mjekët, policët dhe zjarrfikësit nëpër qytetet e Kosovës

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 21:42

    Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 9, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.


    Për të përkrahur dhe falënderuar stafin shëndetësor, policët dhe zjarrfikësit për punën e palodhshme të tyre pa orar, disa qytetarë kanë ndërmarrë një nismë për t’i duartrukituar ata nga ballkonet e shtëpive.

    “Ftoj që Prishtina por edhe Kosova në orën 21:00, të duartrokas nga ballkoni heronjëve që janë në detyrë: mjekëve, infermierëve, policisë, zjarrëfiksëve dhe të gjithë atyre që kujdesen për ne. E tërë Kosova me ju”, është mesazhi që po shpërndahet në rrjetet sociale Facebook e Instagram.

    Në këto video dëgjohen duartrokitjet e qytetarëve në disa lagje të Prishtinës, në Fushë Kosovë dhe në Pejë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!