×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje publikon foto me Osmanin: Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 19:09

    Derisa ende nuk dihet nëse sonte do të ketë seancë për votimin e Osmanit për presidente, deputetja nga radhët e komunitetit jo-shumicë, Duda Balje, ka publikuar një fotografi me kandidaten për presidente.


    Balje, iu ka referuar Osmanit si presidente, derisa ka thënë se janë në pritje madhështore të votimit të saj për presidente.

    “Si gjithëherë krenare me formimin e institucioneve të shtetit tim! Në pritje madhështore të votimit të Presidentes tonë! Zoti e bekoftë popullin e Kosovës !”, ka shkruar ajo në postim.

    Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për inicimin e seancës për votimin e presidentit, derisa ende nuk dihet nëse kjo seancë do të mbahet sonte.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!