×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje publikon listën e plotë të kandidatëve për deputetë nga partia e saj

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 10:13

    Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, Duda Balje e ka publikuar listën me 25 kandidatë për deputetë nga subjekti politik që ajo e përfaqëson, duke shkruar se janë gati.


    Balje ka shkruar se lista e SDU-së ka të rinj e njerëz me eksperiencë.

    “Të dashur të gjithë, Lista e Bashkimit Socialdemokrat është gati, e përbërë nga të rinjtë e arsimuar, dhe në fillim, mes dhe fund njerëz me eksperiencë që drejtojnë energjinë drejt suksesit. Partia jonë SDU si subjekt i ri politik, për një periudhë më pak se njëvjeçare ka bërë kaq shumë gjëra të mira për të cilat jemi shumë krenarë”, shkroi Balje.

    Ajo ka renditur edhe disa premtime, si pjesë e planeve të saj për komunitetin boshnjak në Kosovë.

    “Planet që kemi për periudhën e ardhshme janë të njëjta me stimulimin aktual që do të bëjmë shumë më shumë përpjekje dhe të shpenzojmë energji, planifikojmë të ndërtojmë shtëpi për familjet e rrezikuara financiarisht, rindërtimin e ndërtesave ekzistuese të vjetra dhe oronulare. Vazhdojmë fokusin tek të rinjtë ku e lamë si dhe luftën për bashkëpunim më të mirë me boshnjakët në vendet fqinje. Do të punojmë në përmirësimin e infrastrukturës, kulturës dhe arsimit. Ne do të punojmë së bashku me ju sepse – Ajo që për ju është e rëndësishme, është më e rëndësishmja jonë!”, shkroi ajo.

    Lista e plotë: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!