×
  • Lajme
  • Lajme

    Duke hyrë në mbledhje urgjente, Isa Mustafa i çon selam Albin Kurtit: E papranueshme!

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 15:54

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se vendimi i LDK-së rreth tërheqjes së mundshme prej koalicionit qeverisës do të bëhet i ditur pas mbledhjes.


    Këtë deklaratë ai e ka bërë për gazetarë, para së nisë mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Vendimi i Kurtit është i papranueshëm”, ka thënë ai.

    I pari i LDK-së ka treguar se kryesia e partisë do të mblidhet në orën 18:00, për të diskutuar rreth veprimeve që do të ndërmerren pas vendimit të Kurtit për shkarkimin e Veliut.

    Ndryshe, kryetari i LDK-së, gjatë ditës e ka quajtur si shkelje të marrëveshjes së koalicionit shkarkimin e Veliut.

    Ndër të tjera, Mustafa ka kërkuar që Kurti ta tërheq vendimin për shkarkim dhe të marrë vendim për heqjen e taksës deri në fund të javës, të cilat kërkesa janë shtruar në formë ultimatumi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!