×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy anëtarë të Galerisë Kombëtare të Kosovës infektohen me koronavirus, shtyhet ekspozita

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 13:44

    Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se dy punonjës të saj janë diagnostikuar me sëmundjen COVID-19.


    Për këtë arsye GKK-ja ka njoftuar se hapja e ekspozitës së paraparë të hapet këtë javë është shtyrë për në javën e ardhshme.

    “Meqë në stafin e GKK i kemi tanimë dy raste aktive me COVID-19, sipas rekomandimit të IKSHPK-së, hapësirat tona qëndrojnë mbyllur për stafin administrativ dhe teknik, si dhe për vizitorë derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv, në fund të kësaj jave. Për këtë arsye hapja e ekspozitës ‘Bienalja ndërkombëtare e vizatimit’ nga AAVK-ja shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë të enjten e ardhshme, 25 qershor”, thuhet në njoftimin e GKK-së. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!