×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy burra në Ferizaj kryen marrëdhënie seksuale me dy të mitura në një hotel, Gjykata jep detaje

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 16:35

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.A dhe I.Sh. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se veç e veç, kanë kryer veprën penale “dhunimi”.


    Gjykata ka vërtetuar faktin se i pandehuri S.A. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar, në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 14 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet ka kryer akt seksual, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim.

    Siç njofton Gjykata, i dyshuari I.Sh. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht me të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 16 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjet, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën, edhe pse vepra penale e dhunimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës,  konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin seksual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!