×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy burra në Kamenicë dyshohet se keqpërdorën seksualisht dy të mitura

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 9:46

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar në Kamenicë dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht dy të mitura.


    Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat.

    Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    “Kamenicë 17.04.2021-21:55. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, dyshohet se kanë keqpërdorur seksualisht dy viktimat e mitura femra kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarve dhe viktimave, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!