Dy kosovarë janë arrestuar në kantonin e Aargaut në Zvicër për thyerjen e një bankomati të mërkurën pas mesnate.
Të dy janë shtetas kosovarë të moshave 24 respektivisht 30 vjeçare me vendbanim të përhershëm në Zvicër.
Natën në mes të martës dhe të mërkurës, më 17 korrik 2024, pak pas orës 2:30 të mëngjesit, qendra e thirrjeve emergjente kantonale e Aargaut mori një raport se disa persona sapo kishin tentuar të thyenin bankomatin në një garazh në Unterkulm. Më pas ata kishin ikur në këmbë drejt lokalitetit Teufenthal.
Disa patrulla nga Policia Kantonale e Aargaut dhe policia rajonale e Aargaut Jugor janë mobilizuar menjëherë për të kërkuar hajdutët.
Kur një patrullë nga Policia e Kantonit Aargau kontrolloi stacionin e trenit Teufenthal, policia dalloi menjëherë dy të dyshuar që përputheshin me përshkrimin e atyre që kishin dhënë sinjalin, shkruan polizeiticker.ch. Kështu, ata arritën t`i ndalonin dhe t`i arrestonin.
Ata janë ndaluar për hetime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.