×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvend

    Dy ministra të Qeverisë raportojnë sot në dy komisione parlamentare

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 7:39

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli pritet të raportojë nesër para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se Rizvanolli do të raportojë lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

    Kjo mbledhje e Komisionit për Ekonomi do të fillojë nga ora 11:00.

    Ndërsa, në një Komision tjetër, atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike është i ftuar të raportojë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

    Në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i auditimit të performances” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.

    Mbledhja do të fillojë në orën 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!