×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy shpërthime të fuqishme ndodhën mbrëmë në Pejë, kishte edhe të shtëna me armë zjarri

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 17:17

    Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur mbrëmë pak para mesnate në Pejë.


    Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimet kanë ndodhur në rrugën “Kreshnik Ademaj”, në afërsi të një lokali, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu, përveç shpërthimeve, raportohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Nga këto të fundit ka mbetur i lënduar një person.

    Sipas policisë një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.

    Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

    Policia e Kosovës, më të pranuar informatën për një rast shpërthimi më datë 26.07.2019 rreth orës 23:30 në rr.’ Kreshnik Ademaj’ në Pejë, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore në vendin e ngjarjes. Është informuar prokurori i shteti dhe të gjitha veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë koordinuar me të njëjtin. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, për të vazhduar më këqyrje edhe sot me datë 27.07.2019.

    Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën e cekur më lartë.

    Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore është liruar për në shtëpi.

    Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.

    Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!