×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy shtetas të huaj rrihen mes vete në Prishtinë

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 10:21

    Dy persona me shtetësi të huaj janë arrestuar të martën rreth orës 01:00 në rrugën ‘Sylejman Vokshi’ në Prishtinë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Sipas raportit të Policisë, nga kjo ngjarje personat kanë marrë lëndime trupore me ç’rast të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Janë arrestuar dy meshkuj shtetas të huaj, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtit pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!