×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të vdekur dhe 427 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 14:51

    427 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa është raportuar edhe dy të vdekur.

    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 31 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Dje janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Aktualisht, numri i rasteve aktive është 2.811.

    Njoftimi i plotë:

    13 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.
    ℹ️Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ️Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforëcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.
    ℹ️Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
    ℹ️Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.
    ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 2.811.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!