×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy vajza të mitura ikin nga shtëpia, lajmërojnë nënën: Jemi nisur për Prishtinë

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 10:35

    Dy vajza të mitura në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës, kanë dalë nga shtëpia dhe më pas nuk janë kthyer më.


    Rastin në Policinë e Kosovës e ka denoncuar nëna e vajzave, e cila ka thënë se njëra nga to ka komunikuar me të përmes rrjetit social, shkruan Reporteri.net.

    Ajo pohon se vajza i kishtë thënë se bashkë më motrën e saj ishin nisur për Prishtinë.

    Ndërsa një ditë pas, ato u gjetën shëndosh dhe mirë.

    “Raport Shtesë: Sot me datë 05.04.2021 viktimat e raportuara si persona të zhdukur janë gjetur shëndosh dhe mirë. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!