×
  • Lajme
  • Lajme / Zjarr për herë të dytë

    Dy zyre të djegura në IML, reagon Ministria e Drejtësisë: S’dihen ende shkaqet e zjarrit, jemi në vendngjarje

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 9:56

    Ministria e Drejtësisë ka dalë me një reagim pasi objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm.

    Në reagimin e MD-së thuhet se shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe se në vendngjarje po qëndron zëvendësministri, Blerim Sallahu.

    “Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet.
    Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes. Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar. Për zhvillimet e mëtutjshme do të informoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë konfrimuar për Reporteri.net se dy zyre në këtë objekt janë përfshirë nga zjarri.

    Nuk është raportuar për të lënduar e as detaje rreth shkakut të zjarrit.
    Zjarr në këtë objekt kishte pasur edhe në mars të këtij viti. Atë kohë nuk ishte raportuar për dëme. /Reporteri.net/

    Zjarri në IML, policia jep detaje: Dy zyre u përfshinë nga flakët, s’ka të lënduar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!