×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshime për dallavere në rezultatin e kandidatëve të AAK-së, pas Dreshajt edhe Burim Ramadani kërkon rinumërim të votave

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 18:03

    Për dallavere, konkretisht, ka folur Gani Dreshaj, sot përmes një reagimi në facebook. Duke kërkuar rinumërim të të gjitha votave kandidati i AAK-së për deputet tha se duke mos qenë pjesë e, siç i quajti, “lojërave të pista”, “për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave në KQZ”. Kërkesë të tillë, ka edhe Burim Ramadani, po ashtu nga partia e Ramush Haradinajt.


    Por, për dallim nga Dreshaj, Ramadani nuk specifikoi dallavere, por thotë të ketë pasur gabime në rezultatin zgjedhorë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Rinumërimi i të gjitha votave nuk i bën dëm demokracisë. Përkundrazi, e forcon legjitimitetin e secilës parti dhe secilit kandidat fitues. Nuk është operacion i rëndë. Merr disa ditë, por largon pikëpyetjet disavjeçare”, shkroi anëtari i AAK-së në facebook.

    “Gabime ka. Ato mund të jenë vetëm teknike, pra nuk po paragjykoj motivin e gabimeve. Ka raste konkret të gabimeve, që mund të jenë vetëm teknike. Sidoqoftë, më mirë të rinumërohen të gjitha. Tek e fundit, pse duhet të kemi frikë”.

    “Më mirë të bëhet rinumërimi transparent, në prani të vëzhguesve, shoqërisë civile dhe mediave”, ka përfunduar ai.

    E bashkëpartiaku i tij Gani Dreshaj, duke dalë me një kërkesë të ngjashme për rinumërim të votave, përmes facebook-u, të premten, tha se është i bindu se edhe në zgjedhjet e 6 tetorit ka patur dallavere në rezultatin zgjedhor të listave të kandidatëve për deputet.

    “ Plot kandidatë kanë paguar shuma të mëdha në fushatën zgjedhore, njoh që janë futur edhe në kredi, kanë harxhuar energji, kanë vrapuar mjaft, me synimin e vetëm për të qenë deputet/e. Për hir të korrektësisë e demokracisë duhet të bëhet rinumërimi i të gjitha votave në KQZ”, ka shkruar ai.

    Ai ka folur edhe për mundësitë se si kanë mundur të kryhen dallaveret me rezultat, shkruan Reporteri.net.

    “Që nga paslufta, jam i bindur që ka patur, ka edhe sot, e do të ketë edhe në të ardhmen dallavere kur në pyetjen janë listat e kandidatëve. Të gjithë kemi dëgjuar për marrëveshjet e mundshme që mund t’i bëjnë komisionerët në qendrat e votimeve për listat e kandidatëve tek të gjitha partitë”, shtoi Dreshaj.

    “Unë flas publikisht e pa fije frike sepse kurrë nuk kam menduar e s’do jem pjesë e atyre lojërave të pista. Andaj, për një garë fer e korrekte është shumë logjike që duhet të bëhet rinumërimi i votave në KQZ”.

    “Vota e secilit kandidat nuk duhet të jetë në mëshirën e klasëve shkollore dhe personaliteteve të ndryshme të njerëzve, por duhet të numërohet në formë transparente dhe para mediave në KQZ”, ka përfunduar Gani Dreshaj i AAK-së.

    Për manipulim të vullnetit të qytetarëve një ditë më herët publikisht ka shkruar edhe Blerim Latifi, kandidati i PDK-së për deputet, njëherit ish-këshilltar i Kadri Veselit.

    Përderisa KQZ-ja është duke rinumëruar mbi 300 kuti votimi, për shkak të një gabimi teknik, edhe partia e Fatmir Limajt, NISMA Socialdemokrate ka kërkuar rinumërim të të gjithave votave të zgjedhjeve të së dielës në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!