×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshime për manipulim votash për Meliza Haradinajn në QNR, pritet ndërhyrja e Prokurorisë

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 17:20

    Prokuroria e Shtetit pritet që së shpejti të ndërhyjë në Qendrën për Numërimin dhe Rinumërimin e votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka pranuar prova se janë manipuluar votat në favor të kandidates së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj.


    Gazeta Online “Reporteri.net” nga burime që ka brenda Prokurorisë së Shtetit merr vesh se Prokuroria ka pranuar prova për manipulim të votave në QNR për kandidaten Meliza Haradinaj.

    Provat në Prokurori janë dorëzuar nga një kandidate tjetër e kësaj partie.

    “Prokuroria e shtetit ka pranuar sot prova nga një kandidate për manipulimin e votave në QNR, në favor të kandidates së AAK-së Meliza Haradinaj”, ka thënë ky burim.

    Ndryshe, “Reporteri.net” merr vesh se sot se edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dërguar të paktën dy ankesa nga kandidatet e AAK-së, Albana Bytyqi dhe Florentina Gjergjaj, me dëshmi për manipulimet që janë bërë në QNR për t’u favorizuar kandidatja Meliza Haradinaj.

    Meliza Haradianj ka reaguar mbrëmë për raportimet e mediave ku u publikuan dokumente me dëshmi për dyshimet se është manipuluar rezultati zgjedhor në favor të saj.

    “Për shpifjet dhe fyerjet kundër meje të cilat po qarkullojnë në disa portale, kandidatja në fjalë do të përgjigjet në gjykatë. Disa herë kam garuar në të kaluarën, dhe pavarësisht rezultatit, gjithmonë kam respektuar vullnetin qytetar”, ka shkruar ajo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!