×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshimet për koronavirus, 48 persona kanë shkuar për analiza sot në QKUK

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 20:34

    48 persona kanë shkuar në QKUK për analiza, pas frikës për infektim me virusin COVID-19.


    Këtë e ka konfirmuar Salih Ahmeti nga Klinika Infektive per Dukagjini.

    Mostrat e të infektuarve do të shkojnë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekuluare, ku do të kryhen analizat dhe pritet të dalin rezultatet.

    Deri më tani në Kosovë janë raportuar për 15 raste me koronavirus, dy të fundit janë një çift i ardhur nga Londra sot.

    Katër komuna janë futur në karantinë, ndërkohë që Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së shëndetit publik.

    Kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi.

    Kurti ka thënë se në këto ditë, vendi më i sigurt është shtëpia, ndërsa i ka porositur të lexojnë sa më shumë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!