×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohej se ishte i lënduar, në QKUK mbërrin pa shenja jete

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 11:20

    Një person dyshohet se dje kishte pësuar lëndime në oborrin e shtëpisë së tij në Brecë të Podujevës.


    Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK-së.

    Por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete, njofton Klan Kosova.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!