×
  • Lajme
  • Botë

    Dyshohet për nxitje të dhunës në protestat në SHBA, Trump thotë se ANTIFA do të shpallet organizatë terroriste

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 14:48

    Organizata e majtë, ANTIFA, po dyshohet se qëndron pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara 4 ditët e fundit.


    Presidenti Donald Trump, në një postim të befasishëm, në rrjetet sociale ka lajmëruar se ANTIFA do të shpallet Organizatë terroriste në SHBA.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin ANTIFA-n si një Organizatë Terroriste.”-shkruan Trump.

    Po çfarë është ANTIFA?

    Lëvizja ANTIFA në Shtetet e Bashkuara është një lëvizje militante, e majtë, antifashiste , me aktivitet politik e cila përfshin grupe autonome aktivistësh që synojnë të arrijnë objektivat e tyre politikë përmes përdorimi i veprimit të drejtpërdrejtë jo përmes reformës së politikave. Aktivistët përfshihen në taktika të larmishme proteste, përfshirë aktivizmin dixhital, dëmtimin e pasurisë, dhunën fizike dhe ngacmimin ndaj atyre që ata i quajnë si fashist, racist ose nga ekstremi i djathtë.

    Individët e përfshirë në lëvizje priren të mbajnë pikëpamje antikapitaliste, dhe të pajtohen me një varg ideologjish siç janë anarkizmi, socializmi, komunizmi, liberalizmi dhe demokracia sociale, shkruan portali Dritare.al.

    Historia:

    Kur diktatori italian Benito Mussolini konsolidoi pushtetin nën Partinë e tij Kombëtare Fashiste në mesin e viteve 1920, një lëvizje opozitare antifashiste kundërshtare u shfaq si në Itali ashtu edhe në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara. Shumë udhëheqës antifashistë në Shtetet e Bashkuara ishin emigrantë sindikalistë, anarkistë dhe socialistë nga Italia me përvojë në organizimin e punës dhe militantizmin. Ideologjikisht, ANTIFA në Amerikë e sheh veten si pasardhës të aktivistëve antinazistë të viteve 1930; Grupet aktiviste evropiane që fillimisht u organizuan për të kundërshtuar diktaturat fashiste të epokës së Luftës së Dytë Botërore u rishfaqën në vitet 1970 dhe 1980 për të kundërshtuar epërsinë e të bardhëve, dhe përfundimisht u përhapën në Amerikë. Pas Luftës së Dytë Botërore, por para zhvillimit të lëvizjes moderne ANTIFA, konfrontimet e dhunshme me elementët fashist vazhduan sporadikisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!