×
  • Lajme
  • Lajme

    E dehur i sulmoi fizikisht policët dhe s’respektoi masat anti-Covid, arrestohet 38-vjeçarja

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 23:38

    Policia e Kosovës njofton se më datë 03.04.2021, rreth orës 22:10, gjatë kryerjes se aktivitetit të patrullimit, sipas planit operativ të Qeverisë së Kosovës, për respektimin e orarit të punës dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, është vërejtur se një objekt hotelier ishte i hapur në kundershtim me kufizimet.


    Siç njofton Policia, në vendin e ngjarjes është hasur e dyshuara femër kosovare me iniciale B.M., ( e lindur në 1983), e cila në mënyrë të dukshme ishte e dehur. E njëjta refuzoi urdhrat e zyrtarëve policor, i ofendoi dhe sulmoi fizikisht ata, si dhe refuzoi të mbyllte lokalin.

    “E dyshuara u vu nën kontroll të zyrtarëve policor dhe u soll në stacionin policor në Zubin Potok. Ajo gjithashtu refuzoi edhe kërkesën e policisë për t’u testuar për alkool.
    Të njëjtën mbrëmje, në të njëjtin lokal, një person i dyshuar mashkull, u ndalua në stacionin e policisë, u testua për alkool dhe rezultoi (0.99). Personi i shoqëruar, gjithashtu kishte pasur mosmarrëveshje verbale me zyrtarët policor.

    Lidhur me rastin është informuar Prokurori kujdestar, dhe i njëjti urdhëroi që dy personat të ndaloheshin jo më shumë se 6 orë dhe për shkak të dehjes, përderisa deklaratat e tyre të merren më 4 prill 2021.

    Rast penal është iniciuar kundër të dyshuarës f/k: “Pengimi i personit zyrtarit në kryerjen e detyrës zyrtare”, ndërsa, ndaj personit tjetër, të fillon procedura për kundërvajtje.
    Me datë 04.04.2021. janë marrë deklaratat e dy të dyshuarve dhe me urdhër të Prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregulltë”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!