Një punonjëse e Rrepartit të Pediatrisë në Spitalin Klinik të Tetovës, dje (20-nëntor) në orën 09:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se më datë 9 të këtij muaji rreth orës 07.00 një grua nga Republika e Kosovës kishte sjellë një fëmijë gjashtë javëshe pa shenja jete, ndërsa mjekët nga ky repart ishin përpjekur që ta reanimonin, por nuk arritën ta shpëtonin dhe përfundimisht kishin konstatuar vdekjen e tij.
Siç njoftojnë nga policia, personi femër nga Kosova kishte marrë fëmijën dhe dokumentacionin mjekësor dhe ishte larguar duke refuzuar që ndaj trupit të fëmijës të kryhet autopsi.
“Në koordinim me prokurorin publik, merren masa për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e çështjes” – tha Fatmir Rexhepi nga SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.