×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Një i moshuar u soll nga shtëpia e pleqve në Skënderaj dhe u la për disa orë në sheshin e Mitrovicës, dyshohet se ka virusin Covid-19

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 19:32

    Një person i moshuar sot është sjellur para objektit të Qendres për Punë Sociale në Mitrovicë, nga shtëpia e pleqve në Skenderaj.


    Një zyrtar që deshi të mbetet anonim i ka thënë “Jepi zë”, se i njejti është sjellë nga shtëpia e pleqëve nga Skenderaj, sepse dyshohet se është i infektuar me virusin Covid-19.

    “Ky i moshuar dyshohet qe eshte i infektuar me virus COVID 19, i njejti ka qene banore i shtepise se pleqve ne Skenderaj por ata e kane larguar,ndersa Qendra per Pune Sociale nuk eshte tu u marr me kete rast dhe ai ka perfundu ketu jasht sic po e shihni”, ka thënë zyrtari.

    Gjithashtu për të njëjtin burrë edhe një person i ka shkruar Jepi Zë, dhe ka përshkruar rastin njëlloj.

    Ndryshe “Jepi zë” merr vesh se ky person i moshuar pas nje kohë të qëndrimit ulur është rrëzuar për tokë, dhe disa qytetarë, përkatësisht punëtorë të KEDS, e kanë marrë dhe e kanë bartur deri në Shtëpinë e Shëndetit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!