×
  • Lajme
  • Lajme

    E dhimbshme: Një nga policët që u plagos mbrëmë në Prizren dyshohet se është verbuar

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 9:59

    Bastisja e një shtëpie gjatë mbrëmjes të së martës në Zhur të Prizrenit përfundoi me një shpërthim. Një polic u vra, dy të tjerë u lënduan, e plagë mori edhe një fëmijë i shtëpisë ku po kryhej operacioni antidrogë.


    Një nga policët që mbeti i plagosur në aksionin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit është Artur Mrasori. Ai është me prejardhje nga fshati Mrasor i Rahovecit, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë natës së mbrëmshme nga Spitali i Prizrenit, ai u transferua  për në QKUK, pasi që gjendja e tij  shëndetësore ishte më e rëndë. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani ka konfirmuar se përkundër lëndimeve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

    Megjithatë burime brenda QKUK-së kanë konfirmuar se dyshohet Mrasori ka mbetur i verbuar pas shpërthimit të mbrëmshëm. Ky informacion nuk është ende zyrtar.

    Ngjarja tragjike, ku polici Sami Thaçi humbi jetën, ka ndodhur të martën derisa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje në një shtëpi në fshatin Zhur të Prizrenit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!