×
  • Lajme
  • Lajme

    E ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër, kapet mitrovicasi nga policia

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 19:41

    Sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën Jugore, në kohën kur zyrtarët policorë për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.


    Zyrtarët policorë mbi parimin e vlerësimit për ndërhyrje të shpejtë e profesionale, me qëllim të parandalimit dhe mos përshkallëzimit të situatës, kanë arritur që ta vënë nën kontrolle dhe të arrestojnë personin e dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë, njofton Policia.

    “Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!