×
  • Lajme
  • Lajme

    E FUNDIT: Policia me aksion të madh, marrin pjesë edhe policë gjermanë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 18:19

    Një operacion i policisë është duke u zhvilluar në këto momente në disa lokacione në Prishtinë e Ferizaj.


    Në këtë aksion po marrin pjesë edhe policë të Gjermanisë ku mësohet se janë konfiskuar shumë pajisje të dyshuara.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Kosovës.

    “Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikëqyrje nga një prokuror special vendas dhe një prokuror gjerman, i cili operacion ka për qellim gjetjen e dëshmive me qellim te vertimit te veprës penale që ndërlidhet me ‘Pastrim të parave’ Operacioni i referohet zbatimit të urdhërese së lëshuar nga gjykata kompetente për kontroll/bastisje në gjashte (6), lokacione në dy qytete, në Prishtine dhe Ferizaj dhe pas përfundimit do te njoftoheni per rezultatet e tij”, ka thënë Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës.

    Kujtojmë se javë më parë Policia e Kosovës zhvilloi një aksion të gjerë në Veri të Mitrovicës ku arrestuan 19 zyrtarë policorë, prej tyre 11 policë nga komuniteti serb. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!