×
  • Lajme
  • Lajme

    E infektuara e fundit me koronavirus është një 39 vjeçare me prejardhje nga Prishtina

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 12:11

    Mbrëmë u konfirmuar edhe një rast me Coronavirus në Kosovë, duke çuar në 16 numrin e të infektuarve.


    Bëhet fjalë për një 39-vjeçare që erdhi nga Londra, shkruan Reporteri.net.  Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky është rasti i parë i shënuar në Prishtinë.

    “Gjatë orëve të mesnatës me 17.03.2020 është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësis

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!