×
  • Lajme
  • Lajme

    E kapë me revole me katër fishekë, vëllai nga Podujeva lajmëron motrën në polici

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 10:42

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme se një grua nga Podujeva është arrestuar për armëmbajtje pa leje.


    Rasti sipas policisë është raportuar nga vëllai i saj i cili e kishte parë motrën në oborrin e shtëpisë me revole në dorë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas policisë tek e dyshuara gjatë verifikimit dhe kontrollimit në trup është gjetur revolja e tipit “Beretta”  me katër fishekë.

    “E dyshuara pas shoqërimit dhe intervistimit në Polici me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!