
Avokati i OVL-UCK-së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati është arrestuar nga EULEX-i, siç raportoi pak më parë Gazeta Online “Reporteri.net”.
Gashi ka thënë se Gucati është arrestuar dhe pritet të transferohet në Hagë, shkruan Reporteri.net.
“Tani u arrestu nga policija e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!”, ka shkruar Gashi.
Tani u arrestu nga policija e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!Bastisjet po vazhdojn!
Publiée par Tomë V. Gashi sur Vendredi 25 septembre 2020
Bastisja në zyret e OVL-UÇK-së është duke vazhduar.
Dhjetëra policë të maskuar e të armatosur me emblema të EULEX’it në krahë ka dy orë që kanë bllokuar zyret e kësaj organizate.
Bastisja në zyrat e OVL-UÇK-së vjen një ditë pasi Tribunali Special nisi arrestimet e para të pjesëtarëve të UCK’së, që akuzohen për krime lufte.
Ndryshe, nga OVL-UÇK kanë akuzuar EULEX-in se policët e tyre po kryejnë bastisje pa asnjë urdhër legal.
Reporteri.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në OVL-UÇK. /Reporteri.net