×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Kurti: Kosova këtë javë aplikon për anëtarësim në BE

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 10:38
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka bërë të ditur se këtë javë do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka thënë se BE është vend i paqes, barazisë e prosperitetit, andaj edhe Republika e Kosovës natyrshëm e ka vendin në këtë bashkësi si vend paqedashës e demokratik.

    “Para një jave në Samitin e Tiranës me deklaratën e përbashkët BE bëri thirrje për proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Andaj aplikimi ynë në BE i përgjigjet premtimit që BE ka dhënë për anëtarësim rajonit nga Samiti i Selanikut të vitit 2003, por edhe përgjigjes të atij para një javë në Shqipëri. BE është vend i paqes barazisë e prosperitetit, andaj edhe Republika e Kosovës natyrshëm e ka vendin në këtë bashkësi si vend paqedashës e demokratik”, tha Kurti.

    Kosova aplikon në BE, çfarë duhet të dimë?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!