×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Policia: Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në Arllat

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 9:27

    Një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat-Malishevë.

    Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Reporteri.net se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm.

    Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

    “Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”, ka thënë ajo.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!