×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Policia: Plagosje e rrahje në pompën e derivateve

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 21:35
    Foto ilustruese

    Një grabitje e armatosur sapo ka ndodhur në një pompë të derivateve ku një person është plagosur, shkruan Reporteri.net.


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

    “Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti”, tha Krasniqi.

    Ai ka treguar se si ka ndodhur ngjajrja.

    “Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty. Fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma, një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në”, tha Krasniqi për Reporteri.net.

    Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po ekzaminon vend-ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!