Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka konfirmuar se kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri është kërcënuar.
Prokuroria konfirmon se Bahtirit dhe familjes së tij i është ofruar mbrojtja policore, shkruan Reporteri.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, tutje thekson se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit.
Ndryshe Reporteri merr vesh se Bahtiri është kërcënuar prej disa ditësh me disa mesazhe dhe se kërcënimet kanë qenë të drejtuara edhe kah familja e tij. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.