×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon Qeveria, Besnik Bislimi shkon nesër në Beograd

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 17:06
    Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të shkojë nesër në Beograd.

    Zyra e Kryeministrit njofton se zv. kryeministri Bislimi nesër merr pjesë në një konferencë në Beograd, ku do të flasë për “Kosovën dhe Përspektivën Evropiane të Rajonit”.

    “Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Beograd, ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”, me fillim nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

    Bislimi do të qëndrojë në Beograd edhe ditën e premte, ku do të diskutojë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ditën e premte, do të jetë pjesëmarrës në një panel diskutimi, në kuadër të “Belgrade Security Conference”, me temë “Kosova dhe Serbia – Shmangia e rrugës pa dalje”, me fillim nga ora 18:15”, njofton ZKM’ja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!