×
  • Lajme
  • Lajme

    E kritikoi publikisht, Albin Kurti ‘i hakmerret’ Migjen Kelmendit – ia largon vajzën nga puna

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 20:37

    Ditë më parë Migjen Kelmendi kishte publikuar një shkrim duke adresuar kritika në drejtim të Kryeminstrit në detyrë, Albin Kurti, po nuk shkoi shumë gjatë dhe ky i fundit u hakmor ndaj Kelmendit, duke ia larguar vajzën nga puna.


    Pas shkrimit të Kelmendit, vartësi i Kurtit, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjifca ka shkarkuar nga detyra Tefta Kelmendi Merra, e cila punonte në Ambasadën e Kosovës në Paris të Francës.

    Më poshtë ju sjellim artikullin e plotë të Migjen Kelmendit, për kritikat ndaj Kurtit, i cili shihet edhe si arsye e shkarkimit të vajzës së tij:

    Albin Kurti edhe Kushtetutën e auto-poetizon

    Kur realiteti politik te shfaqet me krejt vertetesine dhe vrazhdesine e vet, ka dy menyra me u perballe me te: me e kuptue, me e lexue dhe dekodue sakte, per me mujt me veprue pro ose contra tij; ose, me e vesh realitetin qe s’po te pelqen me nji te vertete poetike, auto-poetike ne rastin e Kurtit, per me mujt me veprue e me u perballe ma lehte me te.

    Mirepo, nese ke ambicie si Albin Kurti, me ndryshue kete realitet, atehere menyra e dyte deshmohet fatale.

    Auto-poetika te çon ne perfundime te pasakta, ne gabime, si na meson shembulli i Albin Kurtit, te ban te paafte me e udheheq dhe me ndryshue ate realitet.

    NUK MUNDESH, si kishte me thane Kurti, me konstruktue nji premise mbi spjegime auto-poetike, e me prite se kjo ka me te çue te perfundimet logjike, mbi te cilat si politikan duhesh me marr qendrime, se mandej S’MUNDESH.

    Lideri auto-poetik nderton nji te drejte dhe te vertete qe i bjen atij taman, e ka ma te kollajt ai personalisht, edhe me ja spjegue vetes e mandej edhe me ja interpretue tjereve.

    Kurti e auto-poetizoi fitoren e VV, e auto-interpretoi mbi premisa te gabueme, dhe si pasoje qendroi vetem 50 dite ne pushtet, tue perfundue ne pjesen e gabueme te historise. Si gjithmone.

    Kurti edhe Kushtetuen e auto-poetizon, ja adapton vetes dhe e interpreton simbas vetes, deri ketu arrine lideri auto-poetik.

    Ne demokraci ndryshimet bahen dhe vijne ngadal, me shume mund, me shume kompromise e durim, por nji dite vijne.

    Kompromisi asht nisma dhe fundi i çdo veprimi politik.

    E keqja asht se kompromisi nuk asht kompatibil me nji lider auto-poetik dhe te verteten e tij.
    Ai as e ndjene, as mundet me e ba. Shembet poetika.

    Ka edhe nji menyre tjeter: me e kalle Reichstagun vet, e me akuzue tjetrin!

    Ftesat ja nisen me ardhe prej Tirane!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!