×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    E pazakontë: Trajneri dhe gjithë futbollistët e skuadrës kosovare i bashkohen AAK-së

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 15:34

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Futbollistët dhe trajneri i klubit nga Lipjani i janë bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që drejtohet nga Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.


    Politika vazhdon të jetë e lidhur ngushtë me sportin në Kosovë, edhe pse këto dy sfera duhet të jenë dhe të qëndrojnë larg njëra-tjetrës.

    Në fakt, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale në Kosovë, disa sportistë iu bashkuan partive politike, përfshirë këtu edhe trajnerin më të suksesshëm në Kosovë, Driton Kuka.

    Ndërsa, sot, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i është bashkuar një ekip i tërë, plus trajneri.

    Futbollistët e klubit Minatori nga Lipjani, së bashku me trajnerin Faruk Statovci, janë rreshtuar me AAK-në në prag të fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes rrjeteve sociale.

    “Sot, futbollistët dhe trajneri Faruk Statovci, të skuadrës “Minatori” nga Lipjani u rreshtuan me Aleancën, ekipin fitues të zgjedhjeve, për ta jetësuar konceptin 100% shtet. RH”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!