×
  • Lajme
  • Lajme

    E pëson mërgimtari gjatë qëndrimit në Kosovë, hajnat dyshohet se ia vodhën 15 mijë euro në veturë

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 10:51

    Rastet e vjedhjeve të rënda gjithandej nëpër Kosovë po shtohen çdo ditë e më shumë, e cak i hajnave përveç bizneseve po del të jenë edhe shtëpitë e veturat.


    Një rast i tillë është raportuar edhe dje në fshatin Bllacë të Suharekës.

    Rasti është konfirmuar përmes raportit 24 orësh të Policisë.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vjedh nga vetura një shumë të konsiderueshme të parave. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të arrestuar”, thekson raporti.

    Ndërkohë, televizioni lokal i Prizrenit RTV Besa raporton se mërgimtarit ia kanë vjedhur 15 mijë euro.

    Lidhur me këtë rast, Policia ka hapur rastin si “vjedhje e rëndë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!