×
  • Lajme
  • Lajme

    E pranon Vuçiq: Plani im dështoi, Kosova do të jetë e pavarur dhe sovrane

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 13:26

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq së fundmi ka befasuar me deklaratën e tij. Dukshëm vërehet se ai ka nisur të ‘dorëzohet’ sa i përket Kosovë.


    Në fillimt të intervistës ka thënë se në Serbi do të shkojë një investitor perëndimor në fushen e “Hi -Tech”  dhe sipas tij në të do të punojnë njerëzit më të shkolluar të Serbisë.

    Në intervistën për Televizionin Pink nuk e ka lënë pa folur edhe për Kosovën, shkruan Reporteri.net

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, por jo pse se ai do ta njohë Kosovën, por për shkak se nuk kaloi zgjidhja që ai ka ofruar, mirëpo ai nuk specifikuar saktësisht se çfarë kishte ofruar dhe kujt.

    Vuçiq tha se ” Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë a priori kundër një zgjidhje të tillë, transmeton Reporteri.net

    Ai më tej shtoi se ata që e kritikojnë fillimisht kanë thënë se nuk kishin dëgjuar asnjë zgjidhje dhe propozim prej tij, por sërish e sulmuan.

    “Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim [për Kosovën]. Pajtohem, që nuk keni dëgjuar. Pse atëherë e keni sulmuar [propozimin]. Shkaku i kësaj ma keni hequr kokën në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është. Tash kur them se dështoi, thoni se nuk e keni dëgjuar [propozimin]. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni”, pyeti Vuçiq.

    Ai shtoi se u organizua dialogu i brendshëm, por një pjesë e opozitës nuk ka paraqitur propozimin e saj për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

    “Tash ju pyes juve cila është zgjidhje tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”, tha Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!