×
  • Lajme
  • Lajme

    E quajti rastin e Martin Berishajt skandal, Haki Abazi i ka disa fjalë për Armend Mujën

    Reporteri
    26 Janar 2023 | 8:54

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar kolegun e tij, Armend Muja në lidhje me rastin e Martin Berishajt ku është raportuar një skandal i madh financiar.

    ”Deklarata e deputetit Muja në TV Dukagjin sonte me ç’rast kualifikon rastin e ambasadorit Berisha si “skandal për të cilin duhet përgjigjur secili për vete”, është deklaratë skandaloze e papërgjegjshme dhe si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e dënoj dhe distancohem. Ky është një sulm direkt në shërbimin diplomatik dhe integritetin e diplomatëve“, ka shkruar Abazi në Facebook.

    “Sygjeroj që Muja të flet për tatimet në pronë, diskriminimin në pensionet e 90ve, për mungesën e skemës së sigurimit shëndetësor, për fondin sovran, bankën zhvillimore, sigurimin jetësor të policëve dhe ushtarëve të FSK dhe implikimet buxhetore e financiare, Natyrisht me të dhëna dhe analizë studimore jo përmendësh dhe me formë arbitrare. Ndërsa për fushën e Politikës së Jashtme do të duhej të kishte durim disa vite“, ka shkruar Abazi.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, e ka quajtur  “skandal” përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në aferën financiare.

    Deri më tani është hera e parë që një zyrtar i lartë i VV-së deklarohet se rasti i Berishajt është “skandal”.

    “Unë jom këtu me të garantu edhe bëni 800 mijë hetime se nuk ka, nuk del, nuk ka mundësi reale që dikush nga Qeveria Kurti është i lidhur me këtë skandal. Në rast se vërtetohet shkelje e ligjit nga secili qytetar natyrisht që ka reflektim”, ka thënë ai në Debat Plus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!