×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: 1 i vdekur dhe 4 të lënduar në aksidentin në autostradë

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 11:54

    Një aksident i rëndë me pasoja fatale ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.


    Sipas raporteve të policisë, një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë marrë lëndime trupore, në aksidentin i cili ndodhi rreth orës 10:00 të paradites, shkruan Reporteri.net

    Një veturë dyshohet që është vetaksidentuar duke lënë pasoja fatale.

    Ky është njoftimi i policisë:

    Bazuar ne informacionet e para është raportuar per nje aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot rreth ores 10:00 paradite në Autostraden “Ibrahim Rugova” ku nje person ka humbur jeten dhe 4 tjere kane marre lendime trupore. Njesitet kompetente policore per menagjimin e trafikut ne autstrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhe deri te ky aksident tragjik. Pas hetimeve qe jane ne proces do te ju njoftojme per detaje tjera.

    Rreth ores 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke eshte bllokuar per qarkullim”, ka thënë zëdhënësi Daut Hoxha për Reporterin.

    Ndryshe, ky nuk është rasti i parë që aksidente të tilla me fatalitet ndodhin në këtë autostradë.

    Kujtojmë që muaj më parë, në po të njëjtën autostradë, kishin humbur jetën dy persona të cilët ishin ndalur për të shkëmbyer disa gjëra personale.

    Në tentim për të kaluar nga njëra urë në tjetrën, këta të rinj kishin rënë në greminë duke mbetur të vdekur në vend./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!