Një rast tragjik ka ndodhur në fshatin Mamushë.
Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij.
“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete”, tha Krasniqi për Reporteri.net.
Ai tha se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML në obduksion./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.