×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Mbytet 10 vjeçari kosovar në pishinën e një hoteli në Durrës

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 13:05

    Një 10 vjeçar nga Kosova, me iniciale E.T, është mbytur në pishinën e një hoteli në afërsi të plazhit të Durrësit.


    Policia Shqiptare ka njoftuar për ngjarjen, duke thënë se 10 vjeçari ishte duke u larë dhe më pas ishte mbytur, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në pishinën e një hoteli në lagjen nr.13.

    “Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë”, thonë Policia.

    Ndërkohë, Policia Shqiptare ka theksuar se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes.

    Ndryshe, në këtë sezonë është raportuar disa herë për mbytjen e turistëve kosovarë në plazhet e Shqipërisë. Kjo është viktima e parë që humbi jetën në një pishinë hoteli./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!