×
  • Lajme
  • Lajme

    E “shpallën” të vdekur në aksident, flet i riu nga Maqedonia

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 13:39

    Gjatë orëve të para të ditës së sotme, 25 vjeçari Sefa Kaya, menaxher i këngëtarit kosovar me famë botërore Azet, ndërroi jetë në aksin Prishtinë-Ferizaj për shkak të një aksidenti tragjik.


    Fillimisht policia njoftoi se viktima quhej A.J duke i ofruar publikut të dhënat e një shqiptari nga Maqedonia, por më pas ka rregulluar informacionin duke thënë se bëhej fjalë për një shtetas tjetër.

    Sipas policisë ngatërresa ndodhi për shkak se dokumentet e A.J ndodheshin në makinën e aksidentuar.

    Ndërkohë ka reaguar edhe Admir Jakupi, i përmendur nga Policia e Kosovës duke thënë se ishte mirë dhe nuk kishte pësuar asgjë.

    “Shoqëri e nderuar, fatmirësisht unë jam mirë me veturë time tjetër kush është kenë në aksident”, ka shkruar Jakupi në Facebook.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!