×
  • Lajme
  • Lajme

    E sotmja, ditë me fat për familjen e Haxhi Shalës: Pasi njëri iu bë konsull, djali tjetër korr një sukses

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 0:10

    Dita e sotme duket se ishte një ditë me shumë fat për familjen e deputetit Haxhi Shala. Përderisa djali i madh Flakroni u emërua Konsull në Republikën e Çekisë, djali tjetër Edmondi ka përfunduar studimet për Arkitekturë, shkruan Reporteri.net


    Bashkëshortja e deputetit Shala,  Eminja e ka publikuar në Facebook, lajmin e gëzuar për familjen e tyre.

    “Urime diplomimi për djalin tim Edmondin, shpresoj të kesh sa me shume suksese në jetë dhe fat në profesionin si Arkitekt! Duke të shikuar tek rritesh çdo ditë sot po me gëzojn sukseset e tua biri im, sot dua të uroj vetëm te mira dhe suksese paqë në jetë! Të uroj të arrish gjithçka që pritet brenda kornizës së një profesioni si Arkitekt!”, ka shkruar ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!