×
  • Lajme
  • Lajme / Ferizaj

    E tërhoqi zvarrë për flokësh dhe e goditi me shqelm, kërkohet paraburgim ndaj burrit që rrahu të dashurën në një market

    Reporteri
    13 Gusht 2024 | 20:40

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të dyshuari për dhunë në familje.

    Sipas njoftimit të Prokuroria i dyshuari R.J. në një market në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

    Ai dyshohet se e ka goditur me grusht në fytyrë, e ka kapur për flokë dhe e ka tërhequr zvarrë duke e goditur sërish në kokë, kësaj here me shqelm.

    “I pandehuri me qëllim të ushtrimit të pushtetit dhe cenimit të dinjitetit ndaj të dëmtuarës-dashurës së tij B.B., me të cilën bashkëjeton, ka ushtruar dhunë fizike në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të ndodhur aty për aty rreth daljes së të dëmtuarës nga shtëpia, më pas e godet njëherë me grusht në anën e majtë të fytyrës, e kap për flokë duke e tërhequr zvarrë derisa e rrëzon dhe e godet njëherë me shqelm pas kokës, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Dhuna në familje’, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Bëhet e ditur se i dyshuari që nga 12 gushti gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!