×
  • Lajme
  • Lajme

    E tmerrshme: Autobusët e Prishtinës edhe sot sulmohen me vezë, mobilizohet policia

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 11:41

    Ndonëse ka përfunduar dita e “Halloween”, në Prishtinë edhe sot po vazhdojnë aktet e shëmtuara të hedhjes së vezëve.


    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, i ka lutur personat e papërgjegjshëm që po i kryejnë këto akte, që të ndalen dhe mos t’i dëmtojnë autobusët

    “Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot. Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët. Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet”, ka shkruar Ahmeti.

    Kujtojmë se mbrëmë për shkak të festës së Halloween-it, shumë autobusë u dëmtuan nga gjuajtja me vezë.

    Për këtë shkak, u ndërpre qarkullimi i tyre për të vazhduar sot prapë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!