×
  • Lajme
  • Lajme

    E turpshme: Ndotet sërish Liqeni Akumulues në Mitrovicë

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 19:18

    Edhe pse duket e pabesueshme, ujëra të kuqe si gjaku janë derdhur sot gjatë ditës në shtratin e Liqenit Akumulues në Mitrovicë.


    Nga pamjet që janë dërguar në “Reporteri.net” nga një dëshmitar, shihet se ndotja është në nivel të lartë.

     

    Deri tani nuk dihet se nga vjen ky ujë i ndotur, mirëpo dihet se aty shkarkohen ujërat e zeza të disa fshatrave.

    Reporteri.net edhe më herë kishte raportuar për ndotjen e këtij liqeni. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!