×
  • Lajme
  • Lajme

    Eda Loshi, 5 vjeçarja nga Prishtina vuan nga sëmundja e rrallë, ndihma juaj shpresë për të

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 12:15

    Eda Loshi, 5 vjeçare nga Prishtina, është diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë gjenetike, SpinalMuscular Atrophy (SMA) SMN1 dhe SMN2. Kjo është një sëmundje gjenetike që shkakton çrregullim neuromuskular progresiv ku preken qelizat nervore që kontrollojnë muskujt (motoneuronet).


    Pa trajtim, simptomat e kësaj sëmundje fillojnë të shfaqen para ose pas muajit të 6-të dhe vazhdojnë me përkeqësim të dobsisë së muskujve dhe humbje të tonusit muskulorë.

    Pa trajtimin e duhur, gjendja e pacientëve me këtë sëmundje përkeqësohet deri në pamundësi totale të lëvizjes, vështirësi në frymëmarrje, etj.

    Trajtimi i kësaj sëmundje kushton shumë dhe familja e Edës së vogël kërkon ndihmën tuaj, pasi sëmundja duhet të trajtohet jashtë vendit.

    Më poshtë mund të gjeni edhe numrin e llogarisë bankare në të cilën mund të ndihmoni me aq sa keni mundësi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!