Edhe 1 rast me coronavirus në Kosovë, shkon në 20 numri i të infektuarve

Qytetarëve po vazhdojnë t’u bëhen analizat për të parë nëse janë të infektuar me coronavirus, e një nga ta kanë dalur pozitivisht ditën e sotme.


Këtë gjë e kanë konfirmuar Instituti i Shëndetit Publik, të cilët kanë shtuar bëhet fjalë për një grua 55 vjece, shkruan Reporteri.net

“Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 308 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 18.03.2020 është konfirmuar një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç”, thonë Instituti.

Në anën tjetër, edhe zhvillimet politike kanë rritur dinamikën për pikat që lidhen me trajtimin e coronavirusit. Presidenti Hashim Thaci ka propozuar shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, ndërkohë që Qeveria po e kundërshton.

Ndryshe, Kosova është vendi i dytë nëse matës është numri i vogël i të prekurve. Më pak raste se Kosova ka vetëm Mali i Zi, i cili ka të konfirmuara vetëm 2 raste deri tash./Reporteri.net