×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 3 fëmijë të lënduar nga aksidenti në Drenas, kjo është gjendja e tyre

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 18:30

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura.


    Policia e Kosovës bëri të ditur për Reporteri.net se nga ky aksident, mbetën të vdekura dy gra.

    Ndërsa, Express raporton të lënduar kanë mbetur edhe 3 fëmijë.

    Fëmijët janë të moshës 8 vjeçare, 10 vjeçare dhe 17 vjeçare.

    Nga QKMF në Drenas kanë treguar për Express se një nga fëmijët është i moshës 7-8 vjeçare, një fëmijë është i lindur në vitin 2011, ndërsa njëri i lindur në vitin 2004.

    Sipas kësaj qendre, një nga fëmijët ka thyer këmbën dhe dorën, por që jeta e të gjithëve është jashtë rrezikut për jetë.

    Nga QKMF në Drenas kanë treguar po ashtu se të lënduar kanë mbetur edhe dy burra, por që edhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.

    Të 5 të aksidentuarit thuhet se janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!